Arrestohet një person në Pejë për mbajtje të paautorizuar të armëve Foto: REL

Arrestohet një person në Pejë për mbajtje të paautorizuar të armëve

16 February 2020 13:22

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë, me datën 15.02.2020, ka pranuar informatë se ne një lokal ne fshatin Kotradiq-Pejë, janë disa persona të dyshuar.

Me të marrë informatën e lartcekur, njësitet relevante të Stacionit Policor Pejë, menjëherë iu kanë përgjigjur rastit, dhe gjatë bastisjes, tek personi i dyshuar A.K. i lindur me (1995).

Sipas njoftimit për media, te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar, një pistoletë e tipit “TT” cal 9mm, një karikator i të njëjtës armë dhe shtatë fishek 9mm.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor dhe është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme