Kronikë

Një person në Prishtinë thotë se u kërcënua me vdekje pasi u konvertua në fe tjetër

Foto: REL / ilustrim

Një person në Prishtinë pak ditë më parë ka raportuar në Policinë e Kosovës se është kërcënuar me vdekje ai dhe familjarët e tij nga disa persona të panjohur.

Ky kërcënim, sipas tij, erdhi pasi ai është konvertuar në fe tjetër. Por Policia e Kosovës nuk jep detaje se nga cila fe në ç’fe është konvertuar i dyshuari.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është kanosur me vdekje ai dhe familjarët e tij nga persona të panjohur. Sipas ankuesit, arsyeja e kanosjes është konvertimi i tij në tjetër fe (religjion). Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së, transmeton Koha.net.