KEK-u thotë se mbrëmë është sulmuar një zyrtar i ndërmarrjes Kosova Thëngjilli Foto: Koha

KEK-u thotë se mbrëmë është sulmuar një zyrtar i ndërmarrjes Kosova Thëngjilli

15 December 2019 14:29

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se mbrëmë, me datë 14 dhjetor, 2019, është sulmuar një zyrtarë i ndërmarrjes Kosova Thëngjilli (që merret me shitjen e thëngjillit) që operon në hyrje të TC Kosova A.

Në lidhje me këtë ngjarje janë lajmëruar organet e rendit të cilët kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marr me rastin.

“Prandaj, ky sulm nuk kishte të bëjë me TC-Kosova A apo me punëtorë të KEK-ut”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë sipas policisë, dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armëve i kanë grabitur para të gatshme, dy telefona mobil dhe dy kartela të bankës një personi në Obiliq.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme