Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, është arrestuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar në Ferizaj, pasi që i njëjti kishte organizuar lojëra të fatit në mënyrë të paligjshme në lokalin e tij.
“Në vendin e ngjarjes si provë materiale janë konfiskuar disa materiale për të luajtur bixhoz. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.