Kronikë

Aksident trafiku me fatalitet në autostradën Tiranë-Elbasan

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Tiranë-Elbasan, raporton TCH.

Një makinë është përplasur me një kamion brenda në tunel dhe si pasojë makina, e cila ishte me gaz ka shpërthyer dhe drejtuesi është djegur brenda.

Policia e Tiranës po punon për zbardhjen e ngjarjes.