Kronikë

Hajnat thyejnë një shtëpi në Kaçanik, vidhet një sasi ari

Një femër ka raportuar se persona ende të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.

Rasti ka ndodhur dje në Kaçanik, në ora 09:50, njofton Policia e Kosovës në raportin e saj të rregullt 24-orësh.

Njësitë policore po merren me hetimin e rastit.