Të shtëna me armë në Prishtinë, një i plagosur

Vetëdorëzohet në Polici burri që plagosi një tjetër sot në Prishtinë

10 September 2019 13:17
18:25

Është vetëdorëzuar në Polici, personi i cili me armë zjarri plagosi një tjetër sot në rrugën “Afrim Vitija”.

Ai e ka dorëzuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka shtënë. Me urdhër të prokurorit ai shkon në mbajtje. Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësja në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti.

Para kësaj policia thotë se i ka bërë të ditur se e ka identifikuar personin e dyshuar të cilit i ka bërë ftesë për t’u paraqitur në stacionin policor.

“Policia e ka identifikuar personin e dyshuar dhe është vënë në kërkim të tij. Pas thirrjes nga ana e policisë, i njëjti është paraqitur në stacionin e policisë dhe e ka dorëzuar armën me të cilën dyshohet se ka shtënë”, ka thënë Ahmeti.

“Rasti është iniciuar si tentim vrasje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit dhe është konfiskuar arma”, ka thënë më tej ajo.

13:17

Të shtëna me armë në Prishtinë, një i plagosur

Sot rreth orës 12:00, ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë.

Gjatë të shtënave me armë, ka mbetur një person i plagosur, i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, bën të ditur Policia e Kosovës, transmeton koha.net.

Policia e Kosovës bën të ditur se ka ndërmarrë një varg veprimesh për të zbuluar vendndodhjen e të dyshuarve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme