Kronikë

Policia në Klinë inspekton kafenetë e klubet e natës

Policia në Klinë inspekton kafenetë e klubet e natës

Njësite policore të stacionit policor në Klinë, së bashku me njësite rajonale të DRP Pejë, kanë verifikuar disa lokale në këtë komunë dhe gjatë inspektimit janë kontrolluar të gjitha klubet e natës, disko-baret si dhe lokalet e tjera në këtë qytet.

Gjatë këtij plani janë identifikuar 3 lokale të cilat nuk ishin duke e respektuar orarin e punës, njëri lokal ishte në lagjen “Arbëria”, ndërsa dy lokale të tjera në fshatrat Volljakë dhe Poterqë.