Kronikë

Arrestohet 22 vjeçari me afër një kilogram marihuanë

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një 22-vjeçar pasi është kapur me 869.6 gram marihuanë.

Sipas njoftimit, njësitet e stacionit policor në Deçan, të shtunën rreth orës 09:50, pas një pune operativo-hetimore në fshatin Isniq të Deçanit, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar I.S. lindur më 1997, të cilit gjatë kontrollit në veturën e tij, i është gjetur një sasi prej 869.6 gram lëndë narkotike që dyshohet të jetë e llojit ‘marihuanë’.

Njësiti i hetimit kundër trafikimit me narkotikë-Pejë, së bashku me njësitet e Stacionit Policor në Deçan, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe gjyqtarit të gjykatës themelore në Pejë, kanë bërë kontroll-bastisje në pronën e të dyshuarit, por gjatë bastisjes nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Me urdhër të prokurorit shtetit, i dyshuari ndalohet për 48 orë, për të vazhduar hetimet e mëtutjeshme nga Njësiti i hetimin kundër trafikimit me narkotikë-Pejë.