Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Pejë ka arrestuar një person të cilit i është gjetur një sasi prej 7 kilogramësh marihuanë.
Sipas njoftimit, policia në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin “lëndim i lehtë trupor” kishte siguruar informacion se i dyshuari i këtij rasti dyshohet se posedon substanca narkotike.
Pas kësaj informate, me urdhër nga gjyqtari, policia thotë se kishte kryer bastisjen në banesën e të dyshuarit në Pejë dhe kishte gjetur e ka konfiskuar një sasi pre 7 kilogram e 101.6 gram, substancë narkotike e llojit marihuanë.
Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit shtetit, është për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.
