Kronikë

Arrestohen dy persona, njëri zyrtar i ATK-së, për shpëlarjen e 1 milion eurove

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Një zyrtar i Administratës Tatimore dhe një person tjetër janë arrestuar për shpëlarje të parave dhe keqpërdorim të pozitës në Mitrovicë përgjatë periudhës 2019-2023.

Policia ka thënë se dyshohet se janë shpërlarë mbi 1 milion euro përmes bizneseve fiktive.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Rasti është duke u hetuar.