Kronikë

Një person plagos veten, ishte i dehur

Një person e ka plagosur veten në fshatin Rugovë të Gjakovës.

Sipas Policisë, personi ishte i dehur. Atij i janë konfiskuar dy pistoleta.

“I dyshuari mashkull kosovar në gjendje të dehur, dyshohet se ka plagosur vetën me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy pistoleta dhe katër fishekë. Pas tretmanit mjekësor i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.