Kronikë

Arrestohet një serb, del të jetë i kërkuar nga Interpoli

Policia e Kosovës - arrestim

Foto: Ilustrim

Një serb është arrestuar në fshatin Zhetkovc të Zveçanit për kontrabandim me mallra dhe dëmtim të vulave zyrtare rreth dy javë më parë.

I dyshuari ka rezultuar të jetë i kërkuar nga INTERPOLI.

“Më 28.11.2023 është arrestuar i dyshuari serb shtetas i Serbisë si i dyshuar lidhur me rastin. I njëjti lidhur me rastin pas intervistimit është liruar. Pas verifikimit i dyshuari ka rezultuar si person i kërkuar nga INTERPOL-i (nga autoritetet e Serbisë) dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.