Aktakuzë ndaj dy personave, kishin futur drogë në burgun e Dubravës

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave V.J. dhe B.S. nën dyshimin se kanë futur drogë në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
“Të pandehurit, V.J dhe B.S, sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shteti, dyshohen së në bashkëkryerje, me datë 9 shtator të vitit 2022, rreth orës 13:30 minuta, në Qendrën Korrektuese të burgut të Dubravës, kanë futur substanca narkotike, pasi kanë pasur dijeni për mënyrën e futjes së ushqimit brenda Qendrës Korrektuese të Burgut të Dubravës nga kompania kontraktuese, të pandehurit (V.J dhe B.S) pa dijeninë e pronarit të kompanisë dhe shoferit të automjetit, i pandehuri V.J e dërgon me veturë të pandehuri B.S në Drenas dhe gjatë natë natës, rreth orës 1:48, në automjetit e kompanisë kontaktuese për bartjen e ushqimit në burgun e lartcekur, fusin narkotikë të llojit marihuan (me peshë 614.09 gram) të mbështjellë bashkë me 5 X20 tabletë DBOLMAX me peshë me peshë 11gram dhe me përmbajtje methyltestosterone, 212 tableta me peshë neto 27.61 gram me përmbajtje methandrostenolone, 7 telefona Samsung, 4 telefona Iphone dhe 10 adaptera të telefonave”, thuhet në aktakuzë.
