Një njësi policore është sulmuar në fshatin Ivajë në Kaçanik të premten.
Policia po sekuestronte një veturë kur disa persona i kanë gjuajtur me gurë dhe kanë ikur.
“Raportohet se derisa njësia policore ishte duke sekuestruar një veturë me të cilën po kryhej transport ilegal i druve, para makinës tërheqëse kanë dalë dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe disa anëtarë të familjes së tyre duke penguar sekuestrimin e veturës dhe më pas duke gjuajtur me gurë. Të dyshuarit më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.