Personi që dyshohet se e ka kryer vrasjen në një kafiteri në Klinë më 7 gusht, është arrestuar të martën.
Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se i dyshuari me inicialet T.F., do të ndalohet fillimisht për 48 orë, teksa ndaj tij do të parashtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Tush Frroku gjendet në Stacion Policor, ku me urdhër të prokurorit të shtetit do të ndalohet fillimisht për 48 orë dhe brenda afati ligjor ndaj tij do parashtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.
Ai ka shtuar se nga momenti i vrasjes, personi i dyshuar është shpallur në kërkim, për çka janë bërë dhjetëra bastisje në tërë Kosovën.
Një person është vrarë me armë zjarri në një lokal në Klinë javën e kaluar, teksa i dyshuari ishte në arrati deri më sot.