Kronikë

Konfiskohen mbi 1200 fishekë në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar mbi 1200 fishekë në një shtëpi të braktisur në fshatin Rudine në Zveçan.

Sipas Policisë municioni është konfiskuar të hënën dhe aksioni është kryer nga municion të dyshuar në sasi prej mbi 1200 fishekësh Njësia për ndërhyrje të shpejtë e Policisë Kufitare.

“Gjatë kryerjes së detyrave të rregullta të patrullimit, në afërsi të një shtëpie të braktisur në fshatin Rudine – Zveçan kanë hasur në dy qese me municion të dyshuar, me sasi prej mbi 1200 (njëmijë e dyqind) fishekësh”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit në vendngjarje ka dalë edhe Njësia e hetimeve dhe forenzikës nga Departamenti rajonal i Policisë në Mitrovicën Veriore, e cila thuhet se ka bërë ekzaminim e vendit të ngjarjes si dhe konfiskimin e municionit të dyshuar.

“Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent me urdhër të të cilit rasti i kalohet njësive përkatëse policore nga DRP Mitrovicë Veri për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

{gallery}