Prokuroria Speciale u ka ngritur aktakuzë tre personave që patën sulmuar gazetarin Valon Syla.
Sulmi ndaj tij është vlerësuar se ka ndodhur për motive fetare.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër tre të pandehurve me inicialet L.D, K.H dhe O.H. pasi që ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit, të motivuar me ideologji ekstreme radikale Islame përkatësisht të besimit fetarë, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarit, gazetarit, Valon Syla”, njoftoi prokuroria.