Kronikë

Shqiptarët e sulmuar në veri thonë se u rrahën nga rreth 20 persona, disa nga ta të maskuar

Dy shqiptarët e sulmuar të enjten në Mitrovicë të Veriut kanë thënë se u sulmuan nga rreth 15-20 persona.

Sipas tyre, disa prej të dyshuarve kanë pasur maska.

Një prej viktimave ka pësuar lëndime.

“Dy viktimat meshkuj shqiptarë/kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e tyre disa kishin qenë me maska. Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.