Dy persona janë sulmuar të enjten në Mitrovicë të Veriut nga disa të dyshuar.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i tha KOHËS se rrahja ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërsa viktimat, që janë të nacionalitetit shqiptar, kanë marrë trajtim mjekësor.
Ende s’ka të arrestuar.
“Dy persona janë sulmuar në Mitrovicë të Veriut të enjten, rreth orës 21:00. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Nuk ka të arrestuar. Hetimet vazhdojnë”, tha Elshani.