Kronikë

Sulmoi një punonjës të Spitalit të Pejës, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “sulm”.

Sipas njoftimit të Policisë të enjten rreth orës 22:35, Policia është njoftuar se në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë konkretisht në Spitalin rajonal në Pejë ka ndodhur një incident.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, aty kanë takuar viktimën e rastit i cili deklaron se një person i dyshuar fillimisht ka goditur ulëset në repartin e radiologjisë e më pas e ka sulmuar edhe viktimën (punonjës i spitalit) i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

I dyshuari thuhet se është larguar nga vendi i ngjarjes dhe por që Policia të martën ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë.

“I dyshuar pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orësh”, thuhet në njoftim.