Kronikë

Zveçan, u sulmua me shok-bomba një njësit policor

Sulmet me shok-bomba në veri të Kosovës kanë vazhduar edhe të shtunën. Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se dy shok-bomba ishin hedhur afër një njësiti policor në Zveçan.

Policia ka njoftuar se nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale në këtë rast.

“Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente”, është njoftuar në raportin e Policisë.

Ky nuk ka qenë sulmi i vetëm i raportuar në Zveçan të shtunën.

Një shtetas i Shqipërisë kë raportuar se në Rudar të Zveçanit, derisa po drejtonte kamionin nga 5-6 persona të panjohur është sulmuar me gurë dhe se i është dëmtuar dera e pasme e kamionit.