Policia e Shqipërisë ka arrestuar një 33-vjeçar në Tiranë pasi kishte vjedhur banesën e babait të tij, kasafortën me një shumë të konsiderueshme parash dhe aksesorë të ndryshëm floriri.
Policia e cila ka operuar në mision të koduar të quajtur “Kasaforta”, ka sekuestruar një pjesë të parave të vjedhura, 10,530 funte dhe 27,030 euro.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se 33-vjeçari ka vjedhur në banesën e babait të tij, në rrugën ‘Riza Cuka’, kasafortën brenda së cilës kishte 27, 200 euro, 11,000 funte, 910,000 lekë dhe aksesorë të ndryshëm floriri”, njoftoi policia./ tch