Kronikë

Mitrovicë, theret një person

Ilustrim

Ilustrim

Vrasje në tentativë është raportuar në jug të Mitrovicës.

Gjatë një përleshje, i dyshuari ka therur një person. Viktima u dërgua në spital, kurse i dyshuari në mbajtje.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjatë një përleshje, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar me një thikë, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së.