Një qytetar nga Mitrovica e Veriut ka raportuar të dielën në Policinë e Kosovës se persona të panjohur ia kanë dëmtuar veturën dhe i kanë lënë një mbishkrim “UÇK” në të.
Sipas njoftimit policor, të njëjtin mbishkrim ankuesit ia kanë vendosur edhe në hyrje të ndërtesës së tij, derisa u bë e ditur se kanë nisur hetimet.
Rasti është iniciuar si “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
“Ankuesi kosovar ka informuar se nga persona të pa njohur i është dëmtuar vetura e tij, dhe i kishin lënë në veturë një mbishkrim ‘UÇK’, sipas ankuesit edhe një mbishkrim të njëjti i kishin vendosur në hyrje të ndërtesës së tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.