Policia po e heton një vdekje që ka ndodhur të martën në objektin e Komunës së Prishtinës.
Personi është gjetur i vdekur në objekt.
Trupi është dërguar për obduksion.
“Raportohet se ne objektin e Komunës se Prishtinës, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.