Kronikë

Aksident në Gllarevë të Klinës, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar në fshatin Gllarevë Klinës, pas një aksidenti rrugor që ndodhi të martën.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për KOHËN se në aksidentin që ndodhi rreth orës 13:25 janë përfshirë dy vetura.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura, në Gllarevë. Ka mbetur i lënduar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Gjenda e tij është e mirë”, tha Rugova.

Policia e Kosovës po merret me rastin.