Kronikë

Dy gra të zhdukura brenda ditës në Kosovë

Një grua është raportuar e zhdukur të shtunën në Mitrovicë.

Policia e Kosovës është njoftuar për zhdukjen e saj nga bashkëshorti i viktimës, i cili ka thënë se gruaja e tij ka dalë nga shtëpia në orët e hershme të së premtes dhe nuk është kthyer më.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.

Një rast i zhdukjes është raportuar edhe në Gjilan.

Një burrë ka raportuar të premten se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk e di se ku gjendet.

Policia janë duke e hetuar rastin.