Kronikë

Arrestohen një 66-vjeçar e një 56-vjeçar si të dyshuar për vjedhjen e disa veturave

Descriptive Text

Një 66-vjeçar me inicialet Sh.N., dhe një 56-vjeçar me inicialet C.P, janë arrestuar të enjten në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se kanë marrë pjesë në disa raste të vjedhjeve të veturave, ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi në Facebook.

Gjatë arrestimit të tyre, Policia ka sekuestruar edhe mjete për hapjen e veturave.

“Hetuesit policorë, personave të dyshuar u kanë gjetur dhe sekuestruar pajisje për hapjen dhe ndezjen e veturave, të cilat dyshohet të jenë përdorur në rastet në fjalë. Personat e dyshuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.