Kronikë

Arrestohen Dardan Molliqaj e disa zyrtarë të tjerë të PSD-së

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten pasdite, kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj dhe disa bashkëpunëtorë të tij, ka bërë të ditur Natyra Kuçi, zyrtare e kësaj partie.

Arrestimi i tij është bërë në kohën kur protestuesit para Kuvendit po shpërndaheshin.

Ndaj Molliqajt ishte lëshuar të mërkurën urdhërarrest nga Gjykata, për rastin e sulmit fizik ndaj deputetit Haki Abazi.

Kuçi tha për KOHËN se "ata u arrestuan në mënyrë të dhunshme".

“Janë arrestuar Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi e aktivistë të tjerë. Arrestimi i tyre është bërë në mënyrë të dhunshme, ishin po të njëjtit policë civilë, rreth 30 prej tyre që dërgohen gjithmonë për arrestim të aktivistëve tanë. Ata u arrestuan në rrugët e sheshit, posa ka përfunduar protesta e veteranëve", tha ajo.

{gallery}