Kronikë

Tri vajza të zhdukura në Gjilan, Viti e Gjakovë

Zhduket-grua

Foto: Ilustrim

Tri vajza janë raportuar të zhdukura në Gjilan, Viti e Gjakovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Gjilan një grua ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk ka informacione gjë për vendndodhjen e saj. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq në Viti, vëllai ka raportuar se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Sipas ankuesit viktima ka probleme psikike dhe se nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.

Ndërkaq në Gjakovë një burrë ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti është nën hetime.