Kronikë

Kapen 900 euro të falsifikuara në Prishtinë e Podujevë

Policia e Kosovës ka raportuar të shtunën për pesë raste të falsifikimit të parasë, në dy qytete, Prishtinë dhe Podujevë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Prishtinë, në tri raste të ndara janë raportuar nga 100 euro, ndërkaq në një rast tjetër, janë raportuar 500 euro të tjera të falsifikuara.

Ndërkaq, në Podujevë menaxheri i një marketi ka raportuar se ka hasur në një kartmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

“Prishtinë, 18.03.2022 – 15:40. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në katër pika të ndryshme të marketit ku ai është menaxher, katër persona të dyshuar kanë blerë gjësende dhe pagesën e kanë bërë me kartëmonedha prej 100 €, të cila dyshohet të jenë e falsifikuar. Kartëmonedhat (5x100 €) janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njërin nga raportet e Policisë.