Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku në aksin rrugor Malishevë-Dulë, përkatësisht në Banjë të Malishevës.
Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur të dielën në ora 18:00, ku janë përfshirë dy vetura.
“Deri tek aksidenti ka ardhur derisa i dyshimti po drejtonte automjetin e tij ‘Mercedes’, i cili ishte duke lëvizur përgjatë aksit rrugor Malishevë - Dule dhe kur arrin në fshatin Banjë nuk përshtat shpejtësinë e lëvizjes automjetit, ku rruga është me kthesë dhe humb kontrollin mbi automjetin e tij duke dalë nga shiriti i djathtë në të majtë dhe me pjesën ballore e godet automjetin ‘Alfa Romeo’ që po lëvizte në drejtim të kundërt. Si pasojë e aksidentit në të dy automjetet shkaktohen dëme materiale dhe dy të lënduar”, i ka thënë Policia KOHËS.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Malishevës, derisa njëri për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar në QKUK.
Të dy janë jashtë rrezikut për jetë, njofton Policia.