Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 393 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.
Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 1.162 tiketa trafiku.
Ndërkohë bëhet e ditur se në 24 orët e fundit ka ndodhur një aksident me fatalitet në Zubin Potok, 21 aksidente trafiku me të lënduar dhe 47 aksidente me dëme materiale.