Kronikë

Policia i gjen armë të miturit në Ferizaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar (i mitur), në fshatin Komogllavë të Ferizajt, ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë 9 mm.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe pastaj me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.