Kronikë e zezë

Policia gjen dy vetura të vjedhura në Ferizaj, njëra drejtohej prej një shtetasi gjerman

Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka gjetur dy vetura të cilat ishin vjedhur në dy raste në rajonin e Ferizajt. Një nga veturat është gjetur në një parking, ndërsa tjetra në rrugë duke u drejtuar nga një shtetas gjerman.

Sipas njoftimit, më 23 gusht në Polici janë pranuar informacionet se është vjedhur një veturë “Golf 2” me targa vendore në datën 19 gusht në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani” dhe një tjetër veturë “Peugeot 208”, me targa vendore, në fshatin Dardani të Ferizajt.