Kronikë

Një e vdekur e pesë të lënduar si pasojë e vetaksidentit në Gjakovë

Shiriti i policise

Një person ka humbur jetën e pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Hereq të Gjakovës.

Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Nystret Gjurkaj, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën Junik-Hereq, në hyrje të fshatit Hereq.

E vdekur ka mbetur një grua.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia dhe mospërshtatja e ngasjes me kushtet e rrugës.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Gjakovës.