Kronikë

Theret me thikë një person në Prishtinë

Descriptive Text

Një person është therur me thikë në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Sipas Policisë në Prishtinë, me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar në vendngjarje personin e dyshuar si dhe ka konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.