Tre persona janë arrestuar pas një konflikti, në “Rrugën C” të Prishtinës.
Policia tek njëri nga të dyshuarit ka gjetur një armë.
“Në ora 17:30, njësi të reagimit të shpejtë të PK-së, në 'Rrugën C', kanë hasur në një mosmarrëveshje (konflikt) mes disa personave. Policia ka ndërhyrë, ka konfiskuar një armë dhe ka ndaluar tre persona. Njësitet e SP 'Jugu" janë edhe në këto çaste duke e trajtuar rastin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, për Kohën.