Kronikë e zezë

Sekuestrohen mallra në vlerë 600 euro, nuk ishin paguar obligimet doganore

Sekuestrohen mallra në vlerë 600 euro, nuk ishin paguar obligimet doganore
 

Në fshatin Dobrushë është ndaluar një person dhe gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur mallra si çokolata, orbita, Nescafe në vlerë rreth 600 euro, për të cilat nuk posedonte dokumentacion përkatës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është liruar të largohet me makinën e tij, ndërsa është sekuestruar malli dhe mbetet në kompetencë të njësitit doganor.