Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në Komunë e Klinës gjatë së dielës. Fillimisht një aksident ka ndodhur në fshatin Gllarevë ku kanë mbetur të lënduar dy persona dhe janë dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë nga rajoni i Pejës, Fadil Gashi.
Pos tij, aksident tjetër ka ndodhur në fshatin Zllakuqan ku kanë mbetur të lënduar lehtë pesë persona.
“Të aksidentuarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare”, ka thënë Gashi.