Kronikë

Sot nis seanca gjyqësore ndaj kosovarëve që hynë të armatosur në një dasmë në Gjermani

I kishte ngjasuar më tepër një skene filmi. Pesë persona me lidhje familjare, të armatosur me thika, pistoleta , shkopinj dhe hanxhar u futën në një sallë të dasmës në Loffingen të Gjermanisë.

300 mysafirët kishin frikë për jetën. Sot do të qëndrojnë para gjykatës në Titisee-Neustadt katër kosovarë dhe një person me shtetësi serbe. Drama kishte ndodhur katër vjet më parë.

Motra e njërit prej të pandehurve ishte ftuar në dasmë dhe personat donin të shkatërronin këtë dasmë, me gjasë për shkak të një përplasje familjare. Grupi u fut në sallën e dasmave dhe solli me vete një këngëtar, raporton “Regenbogen.de”.

Nga këngëtari që ishte angazhuar nga organizatori i dasmës, kërkuan një pjesë të bakshishit, që kishte marrë nga dasmorët. Për t’i treguar se e kanë seriozisht, ata edhe e grushtuan këngëtarin.

Më pas u futën me armë në sallë të dasmave dhe erdhi te një zënkë. Pati vetëm një të lënduar lehtë. Zënka u ndalua pas intervenimit të Policisë. Kishin ardhur 16 vetura të Policisë në vendin e ngjarjes.