Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, shënoi gol por edhe u lëndua në fitoren e Spartës së Pragës.
Në kuadër të xhiros së 19-të të elitës së futbolli çek, Sparta e Pragës të dielën e mposhti në shtëpi Jablonecen me rezultatin 2:1.
Rrahmani e shënoi golin e barazimit për 1:1 në minutën e 51-të. Ai u asistua nga Qazim Laçi.
Por Reprezentuesi i Kosovës ishte i pafat pasi në minutën e 63-të u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një lëndimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLaçi asistoi edhe te goli i fitores për 2:1.
Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i vlerësuari. Ermal Krasniqi dhe Indrit Tuci ishin në bankën rezervë te Sparta e Pragës.
Për Rrahmanin ky ishte goli i shtatë i realizuar në 19 ndeshje. Ka kontribuar edhe me dy asistime.