Arbëri

Nura: Po bëjmë gjithçka për ulje të rrezikut nga vërshimet e paralajmëruara

Kryetari i Komunës së Skenderaj ka thënë se janë duke bëtë gjithçka që është në dorën e tyre që të ulet rreziku nga vërshimet e paralajmëruara si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit në rajonin e Skenderajt.

Ai ka thënë se janë duke monitoruar gjendjen në terren dhe se janë në gjendje gatishmërie për çdo situatë.

“Me ekipet e shërbimeve publike në Kuqicë po bëhet gjithçka që është në dorën tonë që të ulet niveli i rrezikut nga vërshimet e paralajmëruara, duke monitoruar në të njëjtën kohë edhe akset rrugore dhe vendbanimet tjera që paraqesin rrezik nga përmbytjet, dhe për të qenë në gjendje gatishmërie për çdo situatë nga e cila rrezikohet jeta e banorëve”, ka shkruar Nura në Facebook.