Arbëri

Kurti viziton Llaushën, kryetari i Skenderajt pret përkrahje nga Qeveria

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Llaushën, në përcjellje të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, në një postim në Facebook, ka njoftuar për vizitën e Kurtit, ndërsa ka thënë se pret nga niveli qendror përkrahje.

Skenderaj është një prej komunave që u godit më së rëndi nga vërshimet në Kosovë.

Nura ka treguar se janë goditur rëndë si bujqësia ashtu edhe infrastruktura.

“Sot me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe me ministrat z.Armend Mehaj dhe z.Elbert Krasniqi, vizituam Llaushën, për të parë afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet, që përveç ekonomitë familjare dhe bujqësia, edhe infrastruktura publike është në gjendje të rëndë, ku në disa zona është vështirësuar qarkullimi dhe furnizimet. Dëme të konsiderueshme u shkaktuan edhe ne fermën e pulave. Familjet e prekura dhe Skenderaj në tërësi, në këtë gjendje çfarë ndodhen pas përmbytjeve, kanë nevojë më shumë se kurrë për përkrahje nga niveli qendror, që të harrohet ajo që ndodhi e të nisim nga e para”, ka shkruar Nura në Facebook.