Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e Çikatovës së Vjetër vihen në mbrojtje të pronave që i quajnë të tyre

Rreth 30 banorë të lagjes “Morina” të Çikatovës së Vjetër të Drenasit kanë rezistuar pasi fabrika e “Ferronikelit” nisi rrethimin e një pjese malore në lagjen “Morina”.

Ata pohojnë se tokat janë të tyre dhe se për to janë në kontest gjyqësor me “Ferronikelin”, meqë kurrë nuk janë kompensuar. Deri tani 5 banorë kanë dhënë deklarata në polici dhe 5 të tjerë janë duke dhënë deklaratat e tyre. Në stacion policor aktualisht është duke u intervistuar edhe drejtori i “Ferronikelit”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Banorët kanë thënë se një grua ka përfunduar në ambulancë, pas tensionit të krijuar gjatë përleshjes.

Një ekip i KOHËS ka qëndruar në vendngjarje dhe aktualisht është në pritje të deklaratës së drejtorit të “Ferronikelit”, që aktualisht ndodhet në stacionin policor.