Kosovë

Në Malishevë, rrugët të kalueshme përkundër vështirësive

Pamje nga Berisha
 

Aty-këtu me vështirësi, por përgjithësisht rrugët e territorit të Komunës së Malishevës janë të kalueshme, ka njoftuar të martën në mesditë për KOHËN, zëdhënësi i Komunës së Malishevës, Valmir Gashi.

Problemet më të shprehura janë kryesisht në fshatrat e Vargmaleve të Berishës, shkaku i konfiguracionit të terrenit.