Arbëri

Në Podujevë deri në orën 11:00 votuan rreth 10% e qytetarëve

Numër përafërsisht i ngjashëm i votuesve kanë dalë deri në orën 11:00 sikur më 17 tetor në Komunën e Podujevës. Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Podujevë, Islam Demolli, ka thënë se deri në këtë orë kanë dalë diku 7 mijë e 300 votues, që i bie afër 10 për qind e atyre me të drejtë vote në këtë komunë.

Sipas Demollit, të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe deri tash nuk kanë pasur asnjë parregullsi për t’u raportuar.

Në balotazhin për Podujevën të drejtë vote kanë 83 mijë e 562 votues de këta mund ta bëjnë në 45 qendra me 111 vendvotime.