PDK-ja ka arritur marrëveshje me AAK-në në Malishevë për balotazhin e 14 nëntorit.
Në Malishevë në balotazh janë Isni Kilaj i PDK-së dhe Ekrem Kastrati i Nismas. Në raundin e parë Kastrati mori 34.30 për qind të votave, ndërsa Kilaj 29.07.
Kastriot Berisha i AAK-së ishte i katërti me 4.30 për qind.
“Me përfaqësuesin e AAK së në Malishevë Kastriot Berisha, dhe bashkëpunëtorët e tij arritëm marrëveshje për mbështetje dhe bashkëqeverisje në Komunën e Malishevës. Bazuar në verdiktin që dhanë qytetarët e Malishevës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, duke i dhënë shumicën e votave partive opozitare në Malishevë, duke u nisur nga nevoja për një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe me vizion, që i jep Malishevës zhvillimin e nevojshëm, sonte nënshkruam marrëveshjen që na bashkon për Malishevën. PDK-ja dhe AAK-ja do të jenë bashkë në rundin e dytë dhe në qeverisjen e Malishevës. Bashkimi jonë ka për qëllim përfshirjen e sa më shumë qytetarëve dhe ideve për një Malishevë të zhvilluar, duke e bërë fitoren e 14 nëntorit sa më të madhe”, ka njoftuar PDK Malishevë.