Kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë takim me ndonjë parti politike për të kërkuar mbështetje apo tërheqje të kandidaturave. Ai ka shkruar në Facebook se nuk pranon të kandidojë për Skenderajn nga ndonjë parti politike.
“Për këtë ju garantoj sepse, për asnjë çmim apo rezultat nuk kam pranuar dhe nuk pranoj që të kandidoj si i nominuar nga ndonjë parti politike, me gjithë respektin për secilën prej tyre. Të dashur qytetarë, ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen e fuqishme që keni ndaj meje dhe rrugës sonë të përbashkët për zhvillimin e komunës tonë. Me 17 tetor do të dëshmojmë që Skenderaj është i bashkuar dhe vizionar për të ardhmen tonë, në jetësim të idealit të dëshmorëve e heronjve për zhvillim ekonomik e mirëqenie për të gjithë”, ka shkruar Jashari.
I pari i Skenderajt thotë se vendimin për të rikandiduar e ka marrë duke u bazuar në kërkesat e qytetarë
“Kështu bashkëpunimin dhe përkrahjen vazhdoj ta kërkoj vetëm nga qytetarët, nga sovrani që vendos për fatin e komunës sonë për 4 vitet e ardhshme”.
Reagimi i tij vjen pasi kandidati i LVV-së, Hysni Mehani, është tërhequr nga gara për kryetarin e Komunës së Skenderajt. Arsyetimi i Mehanit është që "nuk do të garojë kur përballë iu vihet Familja Jashari",